Jemi në lagjen numër 2 të Lacit për problemin e Gjergj Përgjivuka, i cili ka qendruar në azilin e Policanit për rreth 2 vite dhe në janar 2021 është larguar. Gjergji tregon, se nuk ka arritur të marrë pensionin për muajt shkurt-mars dhe nuk i tregojnë, se cfarë ka ndodhur me dosjen e tij. Ai është i sëmurë me silikozë pulmonare dhe po rri te shtëpia e djalit të vëllait.Ne kontaktuam me drejtorin e azilit të Policanit, Erjon Zylyftari,për të bërë rakordimin e azilit me sigurimet shoqërore.Pas zgjidhjes së këtij ngërci, arritëm t’ia zhbllokojmë pensionin Gjergjit, madje bëmë procedurën, që t’i shkojë në shtëpi në Lac.
Në Rabdisht të Dibrës banorët po rregullojnë rrugën vetë.Një burrë është filmuar duke vjedhur natën. Në një procedurë shtetërore tenderi, data e dorëzimit është e njejtë me atë të hapjes së ofertave.Lumi Kir i ngajn një landfilli grumbullimi të mbetjeve. Një e moshuar është filmuar duke u ushtruar në boks. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në studio, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Në këtë pjesë të emisionit jemi ndalur në Berat dhe bëjmë një thirrje për të ndihmuar Noemin, që vuan nga skolioza dhe ka nevojë të operohet.Më pas, po në këtë qytet, në fshatin Salc-Kozar, Dorjana Cjapi me epilepsi, nuk ka ecur kurrë ndaj ka nevojë për një karrocë, që të dalë nga shtëpia.Emisioni “Stop” i mundëson karrocën Dorjanës, që t’i lehtësojë sadopak jetën e përditshme.