Kryeministri Edi Rama nga Berati deklaroi se këto ditë do të finalizohet një tjetër vendim, ku sipas tij të gjithë shqiptarët që marrin një pagë prej 400 mijë lekësh, nuk do të paguajnë taksë.
Sipas Ramës, do të vendoset nëse do të nis aplikimi nga janari i 2022-shit apo 2023-shit.
Mes të tjerash ai ironizoi dhe programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
“Është pyetja më vështirë për dikë që nuk do të gënjej. Por që të ulesh sigurimet shoqërore dhe të rritësh pensionet, është njësoj si do të ul prodhimin e qumështit dhe të rrisë prodhimin e djathit. Por ata s’kanë pasur dhe nuk do të kenë gjë në dorë. Ne kemi bërë një reformë për pensionet dhe po të ishte bërë 20 vite më parë, sot nuk do të bënim këto diskutime. Duke mos reformuar pensionet, me një tavan prej 240 mijë lekë, ti të kishe bërë ça të duash, se kaloje atë 240 mijë lekë. Tani nuk është më kështu. Tavani i pensioneve është hequr dhe pensioni sot është mbi kontributin. Faktikisht sot po të shihnim se pensionet që merren pas reformës janë ndryshe. Ne nuk do e kishim bërë dot kurrë taksën zero edhe pa pandeminë, disa vite më parë pasi nuk dilnin llogaritë. Pandemia na dha shtysën. Ne po studiojmë tani dhe do e finalizojmë këto ditë, se çdo shqiptar që merr 400 mijë lekë rrogë mos të paguajë taksë. Deri tani e kemi 300 mijë lekë. Kjo nuk është pak. Shkon 67% e të gjithë pagave. Pra pa taksë. Kalkulimet që po bëjmë është se do ta bëjmë në janar të 2022 apo 2023-it. Ata bëjnë program, ne nuk dalim të bëjmë poezi. Ne ça bëjmë do mundemi ta bëjmë, pasi nuk mund të flasim në ajër. Kjo do të varet nga rritja e mundësive. Vende të tjera kanë ulur pensione. Siç është Serbia. Por po të krahasosh se ça është rritur. Të tejkalosh Suden është kurajo e madhe.”, tha ai.