Një baba, Dritan Gjegjaj, denoncon humbjen e të birit vetëm 23 vjec, më 31 janar 2021, në një aksident rrugor, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e vet në autostradën Fushë Krujë-Laç. Mjeti, ndikuar nga pellgjet me ujë në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut, u zhvendos dhe ai u ngul në trafikndarëse. Pikërisht, ky është edhe problemi.Përgjatë gjithë autostradës, ka shumë ndërprerje të trafikndarëseve dhe ato janë bërë shkak për shumë aksidente, pasi nuk janë të pajisura, as me sinjalistikë e as nuk janë me linjë të pjerrët, të futur në tokë.Dritani thotë, se kërkon, që fatkeqësia e tij të mos i ndodhë askujt tjetër.OPGJ-ja, që ka ndjekur rastin,thotë, se janë kryer veprimet hetimore, por shkakun e aksidentit e vendosin ekspertët. Materialet janë dorëzuar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Për mungesën e sinjalistikës dhe problematikën e rrugës, janë vënë në dijeni pronarët e rrugës dhe ARrSh. Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shpjegon cfarë ka ndodhur dhe thotë, se duhet patur vëmendje te gropat, që mbajnë ujë, që kur dëmtohen, nuk riparohen. Sipas tij, rrugët duhet të kenë edhe sinjalistikë orientuese.
Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 25 prillit. PD-ja u regjistrua në një koalicion me 13 parti parti të tjera, por në njoftimin për shtyp fjala “aleancë” është shkruar “Alenaca”.Kreu demokrat Lulzim Basha i është drejtuar rivalit politik, kryeministrit Edi Rama me vargjet e një kënge të Dua Lipës, ku flitet për një histori dashurie të marrë fund: bëmë aq sa mundëm, ka ardhur koha të të përshëndes nga dritarja.Presidenti Meta ka paralajmëruar hapjen e një portali presidencial, për ankesat dhe presionet, që mund të bëhen për zgjedhjet e 25 prillit.
Pak ditë më parë tansmetuam rastin e një zonje, e cila denoncoi në ‘Stop” mashtrimin nga ana e një vajze të quajtur Ilda Kërkapi. Në muajin dhjetor Ilda, i ofroi zonjës një vend pune si recepsioniste pranë prokurorisë së Tiranës. Ilda u prezantua si Ilda Kraja dhe i tha se, me anë të njohjeve të saj, do t’i siguronte vendin e punës, duke kërkuar 500 euro për këtë nder.Denoncuesja u takua me Ildën dhe i dha paratë, Të dyja gratë konsumuan dhe një kafe dhe Ilda i tregoi marifetet, për punën e re, që do të niste në janar 2021.Por zonja nuk u punësua kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht.Pas transmetimit, në “Stop” kanë mbërritur edhe shumë denoncime të tjera, që dëshmojnë për mashtrim nga ana e Ilda Kërkapit.Prokurori Ervin Karanxha tha për “Stop”, se shtetasja Ilda Kërkapi u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë, menjëherë pas publikimit të rastit . Sipas tij bëhet fjalë për një rast të pastër mashtrimi, të përsëritur. Për shkak të fëmijës së mitur, Ilda Kërkapi po procedohet në gjendje të lirë, ndërsa materialet do të cohen për gjykim. Ajo rrezikon nga 2 deri në 6 vjet heqje lirie.