Në redaksinë e “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për Universitetin “Epitech Albania”, pasi ky institucion nuk i ka pajisur studentët me numër matrikullimi dhe rezulton i paakredituar. Universiteti në fjalë është hapur në vitin 2017 dhe sipas udhëzimit, duhet të ishte akredituar brenda tre vjetësh.
Specialisti i arsimit Ndricim Mehmeti shpjegon të gjitha hallkat, që duhen ndjekur për akreditimin e këtij universiteti, degë e një universiteti francez.
Nga ana tjetër administratori i “Epitech Albania”, Armend Tahiraj, pretendon, se universiteti në fjalë nuk ka, pse të akreditohet, sepse është degë e Francës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]