Më shumë se 60 mijë gjoba janë ndërmarrë nga policia në harkun kohor të 4 muajve, që nga momenti kur Komiteti Teknik i Eksperteve vendosi mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme.
Ndonëse vjelja e tyre sipas aktit normativ ishte përllogaritur të bëhej përmes faturës së dritave, gazetari Merin Maçi raporton se vetëm këtë muaj Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur grumbullimin e gjobave, që në gjuhën e shifrave përllogaritet rreth 1.6 milionë euro.
Euronews Albania ka siguruar edhe gjobën ndaj një qytetari prej 3 mijë lekë, pasi nuk ka mbajtur maskë në ambientet e jashtme.
Çdo qytetar që nuk mban maskën në ambientet e jashtme gjobitet me 3 mijë lekë nga forcat e policisë.
Nëse kjo shkelje përsëritet, gjoba shkon në 5 mijë lekë.
Ky vendim ka hyrë në fuqi më 15 tetor, pas udhëzimit nga Komiteti i Ekspertëve.