Pritet të mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve për të diskutuar shtrëngimin e masave të pandemisë.
Për shkak të rritjes së ndjeshme të infektimeve Komiteti pritet të vendosë për një skenar të ri të lëvizjes së qytetarëve.
Masat pritet të prekin edhe aktivitetin e disa bizneseve për të shmangur grumbullimet.
Shtrëngimin e masave e paralajmëroi një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama. Ai foli edhe për një ashpërsim të kontrolleve për zbatimin e rregullave të vëna.