Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shëndetësinë. Në një komunikim për mediat, kryeopozitari Basha u shpreh se në 8 vite Rama nuk ka bërë asgjë për sistemin shëndetësor, ndërsa pandemia- tha ai- e nxori zbuluar dështimin.
Sipas Lulzim Bashës, Rama i ka marrë paratë e shqiptarëve dhe i ka dhënë për koncesione korruptive.
“Kishte qëllimin të fshihte dështimin, jo vetëm me pandeminë, por dështimin e shëndetësisë në tërësi. 8 vite në krye të qeverisë për të plotësuar premtimin për shëndetësi falas.
Ku është shëndetësia falas, ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve, pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Ramës në shëndetësi, sepse paratë e shqiptarëve i ka cuar në PPP.
Gjatë këtyre 8 viteve shqiptarët kanë paguar fatura. Tani gjatë pandemisë të gjithë e panë sesi shëndetësia kë një sistem shëndetësor në kolaps.
Tirja është produkti i vetëm i Ramës në 8 vite. Vetëm Rama është krye Tiraja. Është zhvatja e qytetarëve pa marrë shërbimin. Të merr lekët dhe nuk të jep bukën. Kjo është qeverisja e Ramës.
Dy muaj para se të largohet del dhe bën shpikje të tjera. Pse, për t’iu kundërvënë programit tonë që është rruga e duar për të nxjerrë vendin nga kriza”, tha ndër të tjera Basha.