Vlore/ Ngaterrojnë dosjen e femijes me autizem dhe i heqin kujdestarinë-Stop-9 Shkurt 2021

Jemi ndalur në qytetin e Vlorës, pasi Rozana Mataj është drejtuar në redaksinë e “Stop” për fëmijën e saj me probleme autizmi. Tani në momentin, që fëmija 10 vjec do më shumë kujdes, i heqin kujdestarinë.Prej 9 vitesh merr pagesën e kempit dhe prej 7 vitesh edhe pagesën e kujdestarisë. Kur ka bërë rinovimin e letrave, kempin e ka përfituar,po i është shkëputur kujdestaria, pasi është kthyer përgjigje nga Komisioni i Tiranës, se dosja është me divergjenca. Jemi drejtuar në zyrën e Shërbimit Social në Vlorë, për të sqaruar situatën e zonjës.Punonjësja thotë, se dosja e saj e vlerësuar nga Komisioni i Nivelit të parë, ka parë të arsyeshme për shkëputjen e kujdestarisë.Më pas zonja na telefonon vetë dhe nga shtëpia kupton, se gjatë gjithë kohës është një bërë gabim, pasi me divergjenca ka qenë një dosje e një vajze tjetër, ndërsa vajza 10 vjecare e Rozana Matajt do të vazhdojë të marrë dhe kujdestarinë.

Të Fundit