Policia Kufitare në Rinas ka ndëshkuar 6 qytetarë me masën administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetë-karantinimit të detyrueshëm 14-ditor.
Sipas Policisë 6 qytetarët nuk u vetë-karantinuan, pasi erdhën nga Britania e Madhe.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID, duke vendosur maskën dhe ruajtur distancimin social, të respektojnë oraret kufizuese për ndalimin e qarkullimit te këmbësorëve dhe të automjeteve, ndërsa pronarët e bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin për mbylljen e detyrueshme të bizneseve.
Ndërkohë, deri nesër janë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.