Në 31 dhjetor 2018 emisioni Stop transmetoi rastin e familjes Shira në Bulqizë. 5 anëtarët e saj jetonin në kushte të vështira ekonomike. Kryefamiljari Nexhmi Shira tregoi, se kishte 16 vjet, që jetonte në këtë gjendje. Për 5 mijë euro ai thotë, se nuk ka mundur të operojë këmbën, ndërkohë që vuan nga parkinsoni. Pas sensibilizimit në program, Emisioni “Stop”, sipërmarrësi Samir Mane dhe “Fundjavë ndryshe” i ndërtuan një shtëpi të re familjes Shira, duke i ndryshuar jetën përgjithmonë.Në 31 dhjetor 2017, emisioni “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” ishin në Zhelizhan, ku inaguruan shtëpinë e re të familjes Zaimi.Viti 2018 e gjeti këtë familje në shtëpi të re.
Gazetari i “Stop” është futur sërish nën petkun e kryeministrit në këto ditë të festave dhe ka krijuar situata plot humor me qytetarët e kryeqytetit.Klintoni ka qenë edhe në tregun e gjelave të detit dhe sjell atmosferën e vakët të këtij fundviti.Në 31 dhjetor të një viti më parë gazetari ynë realizoi sërish rolin e shefit të qeverisë, duke imituar batutat e këtij të fundit në takimet më qytetarët.
Në 31 dhjetor 2016, Stop” dhe “Fundjava ndryshe” u mundësuan festën dhjetëra familjeve.Në shpërndamë ndihma në familjet e varfra në zonën e Krrabës, në fshatrat Skuter, Mushqetë etj. Arbër Hajdari së bashku me të rinjtë vullnetarë dhe gazetarët e emisionit “Stop” kanë bërë të lumtura 8 familje, që pa këto ndihma, nuk do të mund të festonin natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa familja Qershori në Picallë është bërë me shtëpi të re, falë sensibilizimit të emisionit “Stop” dhe mbështetur nga “Fundjava ndryshe”. Në Picallë mes familjarëve ishte dhe Saimiri me Gentin.Emisioni “Stop” dhe Kompania “EHË”, kanë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë. Përfaqësuesja e EHË dhe gazetarja e “Stop” kanë shkuar në 6 familje dhe në shtëpinë e të moshuarve në lagjen “Ali Demi”, ku kanë dhuruar asortimentet kryesore të tryezës së natës së ndërrimit të viteve.