Jemi në Sauk të Vjetër, në vendin e njohur si Pamja, 10 familje, janë vendosur aty, që prej vitit 1993. Por banorët thonë, se vuajnë për energji, për shkak të tensionit të dobët. Kjo nuk do të thotë, se ata nuk paguajnë për energjinë. Përkundrazi, paguajnë edhe më shumë.Që prej vitit 2017, këta banorë janë në pritje të një projekti, që thonë, se është miratuar dhe duhet të zbatohet.Njëri prej banorëve shkon dhe takon kryeinxhinierin Lazer Sinaj, të drejtorisë së Tiranës pranë OSHEE-së.Ai thotë, se projekti do të zbatohet për punë ditësh, duke nisur që nga shtyllat e tensionit të lartë.Pak ditë më vonë problemi i energjisë për banorët e Saukut u zgjidh.
- +355 67 220 8888
- [email protected]