Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e shtetit ka gjobitur me qindra qytetarë për mos mbajtjen e maskës dhe thyerjen e orarit kufizues për të lëvizur.
Sipas Aktit Normativ për pandeminë mbajtja e maskës mbrojtëse është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Gjatë kontrolleve të fundit në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 393 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
- Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 23 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.