Efektivi i Policisë me iniciale N.H, i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha ka deklaruara para trupës gjykuese, që kjo e fundit të marrë çfarëdo lloj mase për të.
Ai është shprehur më tej se kjo ngjarje e rëndë që i ndodhi atij, të mos i ndodhë askujt tjetër.
“Kjo që me ka ndodhur mua nuk do ja uroja askujt. Merrni çfarë mase të doni”, është shprehur efektivi.
Klodian Rasha u vra me armë zjarri 4 ditë më parë nga efektivi i forcave “Shqiponja” në zonën e Laprakës në Tiranë.
Për këtë ngjarje të rëndë qindra qytetarë kanë protestuar dy ditët e fundit në qytete të ndryshme të vendit.
Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protestat janë shoqëruar edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike dhjetëra punonjës të rendit kanë mbetur të lënduar.
Për këtë ngjarje ka dhënë dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë pasditen e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë.