I riu nga Korca, Marsel Morava, ankohet në “ Stop” se i është vjedhur identiteti dhe në emër të tij, është marrë një kredi në korrik 2020 në një institucion financiar, me vlerën 1 milionë e 500 mijë lekë, plus interesat.Gjithcka ka nisur nga një bisedë e bërë me një profil fals në rrjetin social “Facebook”.Në datën 2 shtator, marseli ka shkuar në bankën, ku merr pagën, për të kërkuar një “over draft”. Por në këtë moment i komunikojnë, se rezulton debitor në një bankë tjetër. Në bankën, ku del dabitor, verifikon, se ka marrë 1 milionë e 530 mijë lekë të vjetra dhe në total shuma shkonte në 2 milionë e 600 mijë lekë.Punonjësja e bankës e pyet Marselin, nëse ka qenë në Vlorë, pasi atje është bërë blerja në 10 shtator. Por Marseli nuk ka qenë në këtë qytet. I vetmi veprim i dyshimtë është, se në 31 korrik ka komunikuar me një vajzë në facebook, të cilës i ka nisur me foto kartën e identitetit, që ajo të bindej për moshën e tij.Të nesërmen ai profil nuk ekzistonte më.në këtë moment Marsel Morava ka komunikuar me drejtorin e Krimit Ekonomik dhe ka bërë denoncim për gjithcka i ka ndodhur, me falsifikimin e të dhënave dhe firmës së tij. Edhe institucioni financiar ka denoncuar rastin e falsifikimit, për të cilën pritet konkluzioni i hetimeve.
Punonjës policie shfaqen duke kërkuar të largojnë tifozët ng stadiumi i Këlcyrës, në një kohë që grumbullimet nuk lejohen në kohën e pandemisë së Covid 19.Në Urën Vajgurore, Polican është derdhur naftë në lumë, duke shkaktuar ndotje mjedisore.
Jemi në Fushë-Krujë,pasi një zonjë tregon, se ka lindur djalin dhe prej 4 muajsh nuk ka marrë pagesën e raportit të lindjes. Në kontaktet, që ka ka patur me institucionin, ku punon dhe sigurimet shoqërore nuk arrin të zgjidhë gjë. Gazetarja telefonon institucionin, ku zonja punon, por aty i thonë, se kërkesa duhet drejtuar në zyrat e shtetit, sepse ky institucion i ka dorëzuar raportet e zonjës.”Stop” mori kontakt me sigurimet shoqërore të Tiranës, ku na u tha, se në 3 nëntor janë dorëzuar raportet nga institucioni, ku punon zonja dhe ditën e interesimit të gazetares sonë shuma e zonjës kaloi në llogarinë e saj.