Rasti i rradhës ka të bëjë me një borxh, që Petraq Dodi i ka marrë Kristaq Skuprës në shumë prej 250 milionë lekësh në vitin 2004. Pas 4 vjetësh për këtë akt u hartua edhe një deklaratë noteriale. Realisht borxhi ka qene 160 milionë lekë jo 250 milionë lekë. Por shuma u shtua, pasi burimi i të ardhurave është I pajustifikuar nga ana e familjes Skupra. Fajdexhiu Kristaq Skupra dhe gruaja e tij kanë qenë në funksione publike, ndaj kanë probleme me deklarimin e të ardhurave. Kristaqi ka qenë prej vitesh drejtor në disa dogana në Shqipëri.
Borxhi u shlye fillimisht gjysma, në shumën 80 milionë lekë. Më pas për shkak të vështirësive ekonomike, Petraq Dodi nuk arriti të bënte pagesën e plotë. Familja Skupra përdori gjykatën për të nxjerrë një urdhër ekzekutimi dhe vazhdoi të merrte borxhin, përmes përmbaruesit privat Artan Sina. Aktualisht borxhi është likujduar, madje familja Skupra i detyrohet t’i kthejë Petraqit 10 milionë lekë të vjetra, diferenca nga pronat, që i ka marr. Problemet për Petraqin nisën, kur nisi ekzekutimin përmbaruesi privat. Ky i fundit pajtoi një ekspert privat dhe pronat e Petraqit i vlerësoi me cmim 7-8 herë më të ulët se cmimi i tregut.Një tjetër shkelje e përmbaruesit është edhe marrja e një prone, që ishte kolateral në Bankë. Juristi i bankës pranon shkeljet dhe gabimet, por thotë, se më këtë cështje duhet të merret prokuroria.
Një grup shtetasish suedezë kanë kënduar këngën shqiptare “Xhamadani vija-vija” me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit.Klintoni, nën petkun e kryeministrit Rama, ka pyetur qytetarët shqiptarë, nëse vlerësojnë më shumë Ramën apo Ismail Qemalin, burrin e shtetit, që bëri të mundur shpalljen e pavarësisë së vendit në 28 nëntor 1912.
Ditën e djeshme në të gjitha mediat qarkulloi lajmi i një aksioni të interpolit për parregullsi në trajtimin e mbetjeve spitalore të Covid 19.Para më shumë se një muaji QSUT hapi procedurat tenderin e trajtimit të këtyre mbetjeve, që vijnë nga spitalet Covid, me një fond limit 140 milionë lekë të vjetra për 12 muaj.në tender morën pjesë kompanitë Eco Riciklim më ofertën 98 milionë lekë të vjetra, Pura Medical me 116 milionë lekë dhe Medi Tel me 134 milionë.Nga procedura e prokurimit, që zhvilloi QSUT, u shpall fitues Medi Tel, me ofertën më të lartë 134 milionë lekë të vjetra.Emisioni Stop ka shkuar në të treja kompanitë konkuruese, ku ka parë nga afër teknologjinë e përdorur. Rezulton, se kompania me ofertën më të vogël “Eco Riciklim”, i ka të gjitha kapacitetet dhe teknologjinë për trajtimin e mbetjeve spitalore.
Madje vetë QSUT, që pretendon, se kjo kompani nuk ka kapacitetet dhe teknologjinë e nevojshme, ka pasur një kontratë me “Eco Riciklim” për 3 muaj për trajtimin e mbetjeve Covid 19, gjatë kohës së pandemisë, para se të zhvillohej tenderi.