Zhduket një peshkatar në Durrës.
Policia bën me dije se 32-vjeçari me iniciale S.P ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme, pasi u fut në det për të peshkuar.
“Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.