76-vjetori i Çlirimit/ Homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, Rama e Meta në distancë

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Në nderim të kësaj dite, autoritetet më të larta të shtetit bënë sot homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve.

Presidenti, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bënë homazhe në një atmosferë solemne, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve.

 

 

Pavarësisht se kryeministri Rama u shfaq krah Presidentit Meta, mes tyre s’pati as përshëndetje dhe as takim duarsh. Ata kanë ruajtur distancën mes njëri-tjetrin, ndoshta për shkak të masave antiCovid, por ndoshta edhe për shkak të dasive politike.

 

Nga ana tjetër në homazhe mungonte lidershipi i PD, duke vijuar tradita e festimit të ndarë të Ditës së Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.

Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dyja festat më 28 Nëntor.

Të Fundit