Ambasadorja e SHBA,Yuri Kim uron: “Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit e Skënderbeut”

TIRANË

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar me një mesazh shqiptarët në festën e Pavarësisë. Duke iu drejtuar shqiptarëve si miq të dashur, Ambasadorja uron jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut.

“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur Shqipërinë të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Të Fundit