Shtimi i rasteve me covid 19, bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të kufizojë lëvizjen nga ora 22.00 deri në orën 6 të mëngjezit.Persona, që do të duhet të lëvizin për arsye pune, duhet që më parë të aplikojnë në portalin e-albania.
Jetnor Keço, tregon, se punon si shofer në “Speed Taxi” dhe kur doli ky akt normativ, kompania e tij aplikoi per leje në “e -albania “dhe ajo ia miratoi, që në 11 nëntor.Por në 13 nëntor e kap policia rrugore dhe i merr lejen e drejtimit të mjetit dhe patentën dhe e con në komision bashkë me 2 shoferë të tjerë të kompanisë, të tre me leje lëvizjeje. Nëpërmjet kameras së fshehtë, Jetnori iu drejtua Policise Rrugore, ku punonjësja i thotë, se duhet të bëjë ankesë tek portali. Për këtë rast, gazetarja komunikon me drejtorin e policisë rrugore Edmond Tarkaj dhe ai thotë, se për rastin vendos komisioni. Por ai merr të dhënat e Jetnorit dhe zgjidh problemin e tij dhe dy kolegëve të kompanisë së taksive.
Sot është dita e falenderimeve ose Thanxgiving. Kjo është një festë tipike amerikane, që vetëm vitet e fundit është njohur edhe në Shqipëri. Klintoni ka realizuar intervista me qytetarët e Tiranës, të cilët përgjigjen me batuta dhe humor për ditën e falenderimeve, që simbol të saj në SHBA ka gjelin e detit.
Jemi në bashkinë e Kurbinit për shqetësim e Lize Çoku, e cila është 71 vjec dhe jeton vetëm me bashkëshortin. Në muajt shtator-tetor, për shkak të problemeve shëndetsore, nuk ka mundur të shkojë në postë, për të tërhequr pensionin social.Kur është drejtuar në nëntor, I kanë thënë, që nuk mund t’I marrë dy muajt e prapambetur në një shumë prej 154 mijë lekësh të vjetra. Përgjegjësja e Sigurimeve Kurbin shprehet, se në bazë të një VKM-je, të gjithë pensionistët e pensionit social, të cilët nuk paraqiten çdo muaj për ta tërhequr atë, nuk mund ta marrin më vonë dhe e humbasin të drejtën e shumës përkatëse.