Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti Covid për të shmangur mbylljen e vendit.
Shefi i qeverisë deklaroi se shkollat nuk janë vatra infektimi ndërsa mohoi që të jenë larguar nga puna mësuesit që kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Në një kohë kur shifrat e personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri po rriten dita-ditës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të shmangur një karantinë të dytë.
“Të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të të gjithë atyre që janë në nevojë. Dhe qoftë mbylljen e përgjithshme”, tha kreu i qeverisë.

Për kreun e ekzekutivit, shkollat nuk janë vatra infektimi.
“Se çfarë hapet dhe se çfarë mbyllet, kjo është përgjegjësi e autoriteteve tona”, u shpreh ai më tej.
Rama ka mohuar akuzat se mësuesit po humbasin vendin e punës kur rezultojnë pozitiv me COVID-19.
“Një absurditet i madh që thuhet nga cilido qoftë që e ka thënë që nëse raportohen me COVID humb vendin e punës, ky është absurd, një absurd që mund të tingëllojë normal në aktet absurde të teatrit të Lulzim Bashës”, theksoi ai më tej.
Po kështu, kryeministri deklaroi se personeli shëndetësor, mësuesit dhe punonjësit e policisë do të jenë kategoritë që do të përfitojnë fillimisht nga vaksina anti-covid në momentin që do sigurohet.
Gjatë konferencës me fokus tek ekonomia në arsim, shefi i qeverisë deklaroi se po ndërtohen 155 objekte arsimore në 11 bashki, me vlerë 18.5 mld lekë, ku 7.5 mld janë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga donatorët.