Vaksina për koronavirusin/ Rama: Shpresoj mos të mbetemi mbrapa vendeve të tjera, çmimi gjëja e fundit që diskutojmë

TIRANA

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online me gazetarët, duke folur për vaksinën për koronavirusin, deklaroi se uron që Shqipëria të mos mbesë mbrapa në këtë proces në raport me shtetet e tjera europiane.

Rama thekson se për momentin, çmimi i vaksinës është gjëja e fundit që po diskuton qeveria.

“Ne kemi një grup personash, të cilët janë ekspertë, që po merren me vaksinën dhe uroj mos mbetemi pas me shtetet e tjera europiane.

 

Çmimi është gjëja e fundit që diskutojmë në këtë moment  me rëndësi ka që vaksinat të sigurohen sa më shpejt. Asnjë vend sa shoh, nuk po fokusohet vetëm tek një vaksinë. Është proces shumë intensiv që po zhvillohet aktualisht përditë”, tha Rama.

 

Të Fundit