Studimi zbulon se pacientët e infektuar me COVID-19 kanë imunitet për 6 muaj

Një studim nga Universiteti i Oxford-it ka dalë në konkluzionin se nëse infektoheni me COVID-19 nuk ka shumë të ngjarë që të infektoheni sërish të paktën për 6 muaj.

Ky raport pretendon të jetë vështrimi i parë thelbësor në mënyrën se si funksionon imuniteti i coronavirus-it.

Studimi ndoqi më shumë se 12,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Oxford. Nga ata që u infektuan me COVID-19, asnjë nuk u ri-infektua brenda kësaj periudhë afatshkurtër.

David Eyre, profesor në sëmundjet infektive, në Universitetin e Oxford-it, i cili punoi gjithashtu dhe në studimin e bërë tha:

“Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”.

Ndër të tjera ai theksoi se ka besim se sapo njerëzit të infektohen me COVID-19, të paktën për një periudhë afatshkurtër ata nuk do të infektohen përsëri.

Eyre u shpreh se pasi ndoqën njerëzit e infektuar për 6 muaj, të gjithë studiuesit ishin të etur për të ndarë rezultatet e tyre.

Ky njoftim vjen një javë pasi firmat bioteknike, Pfizer, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca njoftuan për rezultate premtuese nga provat e  fazave të vona të vaksinave anti-COVID.

 

Të Fundit