Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi ka goditur dhe kanosur një mjek në krye të detyrës.
Në pranga ka rënë i riu K. G., pasi ka goditur mjekun e Urgjencës në Spitalin e Elbasanit, 55-vjeçarin Sh. K.
Mësohet se i riu ka pasur të atin në Urgjencë, në gjendje të rëndë, dhe i ka kërkuar mjekut ta observojë më shpejt. Mes tyre ka nisur një debat që ka degjeneruar në dhunë, ku i riu ka goditur mjekun.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.