Kryeministri Edi Rama publikon pamje të tjera nga spitalet Covid.
Këtë mëngjes, Rama është ndalur te spitali Covid-4, i cili nuk është hapur akoma për pacientët e infektuar me virusin e rrezikshëm.
Mesazhi i Rames:
MIRËMËNGJES
dhe me ***Pjesën e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë.