Tek disa njerëz, veçanërisht fëmijët, janë gjetur anti-trupa në gjak , reaktive kundër SARS-COV-2 dhe pse nuk kanë qënë te infektuar me Covid-19.
Studimi I botuar nga revista “ Science”, hipotetizon edhe një herë mundësinë që antitrupat kundër koronaviruseve të tjerë, më pak të dëmshëm dhe më pak të përhapur ( nje ftohje e lehtë, ose gripi) mund të jenë të aftë të reagojnë edhe kundër Sarscov-2.
Zbulimi është bërë rastësisht në “Francis Crick Institute e University College” Londër , kurse shkencëtarët po verifikojnë efikasitetin e një testi per diagnostikim e SarsCov-2.
Analiza qëndron në marrjen e mostrave të gjakut të njerëzve, që nuk kanë qenë kurrë te infektuar dhe në këto raste testi dilte pozitiv, shenjë që në gjakun e tyre kishte antitrupa reaktive ndaj Sarscov-2
Në vazhdim , si kundër-provë ekspertët e ribënë testin në 300 mostra gjaku të mbledhura në kohë jo të dyshimta, që d.m.th, vite e vite para pandemisë.
Në një nga 20 raste , veçanërisht tek fëmijët nga mosha 6-12 vjeç, kishte antikopre reactive ndaj SarsCov-2.
Ekspertët, në fund, kanë studiuar në epruvetë këto antitrupa dhe kanë zbuluar potencialin e tyre kundër SarsCov-2: antikorpet lidhen me një pjesë të proteinës Spike, e cila gjëndet në siperfaqe të virusit SarsCov-2, shumë e ngjashme me atë të koronavirusit, duke përfshirë dhe gripin e zakonshëm.
Kevin Ng , një nga autorët, ka përfunduar duke thënë se kjo mund të jetë arsyeja që tek fëmijët virusi zhvillohet në formë jo agresive.