Të enjten në 29 tetor, komiteti anicovid mori vendimin, që universitetet të mos fillojnë këtë të hënë mësimin, por të zhvillojnë procesin mësimor online, të paktën për një muaj. Sot studentët u mblodhën në protestë para Ministrisë së Arsimit, për kundërshtuar këtë vendim, duke argumentuar, se kanë paguar tarifat e studimeve, apo qiratë e shtëpive.”Stop” sjell një kamera të fshehtë, që tregon, sesi pak ditë më parë, një student pagoi para nën dorë, për një dhomë konvikti në Qytetin Studenti.Përvesse 3 muaj paradhënie për dhomën, studenti pagoi edhe 50 mijë lekë të vjetra nën dorë administratorin e konviktit. Në fund ai arriti të sigurojë dhomën 301 të godinës 14, ku do të jetonte bashkë me një tjetër të ri të punësuar.
Sot është dita ndërkombtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve. Në këtë ditë ambasada amerikane ka bërë thirrje, që qeveritë e të gjitha vendeve të hetojnë dhe dëmshpërblejnë këto krime. Në ju sjellim një video, që tregon, sesi viktimë e profesionit ka rënë gazetari i emisionit “Stop” Genci Angjellari. Së fundi ai është rrëzuar nga motorri, ndërsa realizonte një temë emisioni.
Jemi në Vorë në gjimnazin “Isa Boletini”, ku zhvillon mësim edhe shkolla 9-vjecare e Vorës, pasi ndërtesa e kësaj të fundit është prishur. Drejtoresha e shkollës prej dy javësh qëndron në shtëpi, pasi është infektuar me Covid 19. Gjithashtu edhe 4 mësues të tjerë janë infektuar dhe po qëndrojnë në shtëpi. Në këtë moment është testuar i gjithë stafi i mësuesve. Por mësimi ka vijuar normalisht, pa dalë ende rezultati i tamponëve.Nëndrejtori në fillim nuk e pranon, që drejtoresha ka dalë pozitive, por thotë se është më raport. Ndërsa nëndrejtoresha thotë, se asnjë mësues nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes dhe cdo gjë është në rregull. Sipas ZA Vorë, mësimi nuk ndërpritet, sepse nuk duan prindërit, ndërsa mësimin online e vendos shëndetësia. Nga ana tjetër shëndetsia thotë, se këtë vendim e merr institucioni arsimor.Në Qendrën shëndetësore të Vorës konfirmojnë, se rezultatet e tamponit dolën pozitive për tre mësues të tjerë, duke e cuar numrin e të infektuarve në këtë shkollë në 7.