Stop-9 muaj arrest shtepie per tritol ne parukerine e Nikles, del alibia e te akuzuarit(05 maj 2020)

Ledion Caca tregon, se ka 9 muaj në arrest shtëpie, i akuzuar për shkatërrim prone. Bëhet fjalë për një ngjarje, të ndodhur në gusht 2019 në një parukeri në pronësi të shtetases, B.SH në Nikël, të cilës iu vu tritol. Ledioni thotë, se ka prova, se nuk ka qenë ai autor i ngjarjes, prova, që i ka siguruar vetë dhe ia ve në dispozicion drejtësisë. Stop ka siguruar dosjen penale të prokurorisë së Krujës, ku janë edhe deklarimet e të dëmtuarës, e cila pohon, se nga kamerat e parukerisë, dallohet një person me tuta sportive e kapuc në kokë, që sipas saj, mund të jetë Ledion Caca. Por në dosje mungon akti i ekspertimit për identifikimin e personit. Qazim Caca, xhaxhai i Ledios, tregon thotë, se nipi i tij nuk ka lidhje fare me këtë ngjarje. Një element shumë i rëndësishëm janë pamjet e kamerave të sigurisë të një karburanti në Shkozet të Durresit, ku Ledion Caca ka qenë në një lokal nate në ditën dhe orën e tritolit në Nikël. Këtë provë, familjarët e Ledionit, ia kanë dorëzuar policisë dhe prokurorisë së Krujës, por asgjë nuk ka lëvizur.

Të Fundit