Në redaksinë e emisioni Stop, ka ardhur një denoncim nga qytetari Pashk Vela, i cili ka rezultuar pozitiv me covid 19.Ai është banor i njësisë 8 dhe tregon, se kishte kollë të thatë, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje, ndaj i telefonoi 127-ës, ku e këshilluan të merrte paracetamol. Pas këmbënguljes së tij një ekip mjekësor i vajti në shtëpi e i bëri tamponin, ku rezultoi pozitiv.Por Pashku jeton i vetëm, pasi familjen e ka në Greqi dhe nuk ka kush të kujdeset për të. Emisioni Stop vuri në dijeni administratorin e njësisë 8, Dritan Dango, dhe ai na lidhi me punonjësen e njësisë, e cila mori gjeneralitetet e këtij rasti dhe premtoi, se në bashkëpunim me qendrën sociale, do t’i gjendet Pashkut me një vakt ushqimor deri në shërim dhe paketën ushqimore.Shpresa Mulaj, punonjëse e bashkisë Tiranë, coi vaktin ushqimor të Pashkut dhe një paketë ushqimore në derën e shtëpisë së Pashk Velës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]