Mamurrasi, ishte një prej qyteteve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi me dhjetra banesa rezultuan të pabanueshme, ndërsa 70 banorë janë strehuar në cadra.Në datën 13 dhjetor emisioni Stop tregoi, sesi Ramiz Vokshi, që prej 8 vitesh jeton në Kanada, ka blerë për qyetarët e Mamurrasit një autoambulancë dhuratë.Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Mamurras, Anila Lleshi,e falenderoi publikisht Ramizin, të cilit i dhuruan lule dhe një certifikatë në shenjë mirënjohjeje.Por Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, i shkroi një mesazh Ramizit, me tekstin,se ambulanca duhet t’i cohej atij e jo Qendrës Shëndetësore.I prekur dhe i keqardhur Ramiz Vokshi tregoi cekun e blerjes së kësaj pajisjeje dhe gjithë dokumentacionin shoqërues.Po cfarë ndodh sot pas më shumë se 3 muajsh? Ramizi tregon për Stop, se autoambulanca ende nuk është vënë në punë.Gazetarja e Stop shkoi sërish në Mamurras dhe drejtoresha e qendrës shëndetsore Anila Lleshi thotë, se autoambulanca nuk ka kaluar koalidimin dhe nuk plotëson kriteret.Një tjetër mjek i qendrës shprehet, se ambulanca ka shumë shpenzime, pasi është 8 pistonëshe, ndaj nuk është vënë në punë. Iu drejtuam Kontrollit Teknik të Automjeteve në Lac, ku roja e institucionit tha, që autoambulanca kishte qëndruar 2 muaj tek kolaudimi, pasi nuk ishte zhdoganuar.Vetë Ramiz Voshi, që i hyri kësaj historie për bamirësi, shpjegon, se mjeti është brenda normave, e ka kaluar Kanadaja, por ngec në Lac.Ky mjet shpenzon sa një makinë normale dhe dogana i është bërë. Cdo gjë është e rregullt dhe me dokumenta.
Këto ditë të izolimit ka shpërthyer fantazia në rrjetet sociale, si mënyrë për të kaluar kohën. Një qytetar ka vënë këpucën në gojë, si maskë mbrojtjeje nga koronavirusi.Një tjetër lahet në vaskë e shtrihet në shëlzon, ndërsa në televizor ka vënë pamje nga plazhi. Një burrë me ndihmën e gruas bën si gjel në Shqipëri.Një tjetër cift bëjnë si kalë e kauboj, duke u argëtuar në kushtet e karantinës. Një mace pret orën për të dalë nga shtëpia. Një grua ia ka marrë me të pirë, duke sfiduar izolimin në këtë mënyrë. Mjetet e ushtrisë duket se po monitorojë edhe kur qytetarët derdhin plehrat. Këto episode të kohës së pandemisë shfaqen e komentohen në studion e Stop, në pjesën e parë të programit.
Këto ditë është thënë, se pensionistët nuk duhet të dalin nga shtëpitë për asnjë arsye, ndërsa pensioni do t’u shkojë në shtëpi nga zyrat e postës.Ne kontaktojmë me numrin e prezantuar për këtë qëllim dhe nga ky komunikim na japin një tjetër kontakt dhe kohën, se kur duhet të telefonojmë filjalin.Të nesërmen provuam numrin e sugjeruar, që del i paarritshëm.Në zyrat e postës na thonë, se këtë ankesë e kanë përcjellë dhe shumë qytetarë të tjerë dhe i është përcjellë drejtorisë qendrore. I njejti fat i pret edhe ata që kanë punë me tatimet. Numri në dispozicion nuk përgjigjet dhe shërbimet e reklamuara nuk realizohen.