Problematika e rradhës na ka con në qytetin e Fierit. Lavdie Muka denoncon në Stop faktin, se vjehrra e saj, që ka ndërruar jetë në vitin 2018, ka “marrë pjesë” në dy seanca gjyqësore në vitin 2019.Problemi ishte për një shtëpi banimi 73 m2, në të cilën prej 35 vitesh ka jetuar Lavdia me bashkëshortin, fëmijët dhe vjehrrën. Kunati i saj ka jetuar aty deri në vitin 1992 dhe më pas është larguar. Pas shumë vitesh kunati vjen dhe i kërkon të dalë nga shtëpia.Në vitin 2017 cështja shkon në gjykatën e Fierit për përpjestim pasurie. Gjykata dhe gjyqtari i “famshëm” Roland Hysi duke përkundër nenit 207 ia ka lënë shtëpinë kunatit, kunatës dhe vjehrrës, me arsyetimin se Ylfete Muka,meqë ishtë në moshë të thyer, kishte nevojë për banesën. Në qershor 2018 Ylfete Muka ndërroi jetë. Por kjo nuk e pengoi të “merrte pjesë” në seancat gjyqësore të pasurisë, e përfaqësuar nga avokatja Rozeta Plaku. Kjo e fundit thotë, se kunati, Aristir Papa është pyetur në gjykatë, nëse nëna jeton dhe ai është përgjigjur “po”. Rozeta Plaku thotë, se nuk ka patur dijeni për vdekjen e Ylfetes,ndërsa Aristir Papa, shprehet, se nuk kishte pse të tregonte, vdekjen e nënës, pasi ajo pasi i kishte lënë testamentin.
Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë audion e seancës së datës gjyqësore të datës 21 nëntor 2019 në gjykatën e apelit Vlorë, me paditës Lavdie Muka dhe të paditur: Ylfete Muka, Aristir Papa, Rajmonda Papa. Në këtë datë Ylfete Muka kishte ndërruar jetë, por në material dëgjohet Aristir Papa, kur pyetet nga trupi gjykues për të ëmën e ndjerë dhe ai gënjen.Për të marrë një mendim rreth kësaj situate, iu drejtuam jemi drejtuar zyrës së avokates Eda Grimci.Zonja Grimci shpjegon faktin, se mashtrimi përpara trupit gjykues, është një vepër penale. Nëse gjykata do ishte lajmëruar, se njëri nga të paditurit kishte ndërruar jetë, do të pezullohej cështja. Në këto kushte vendimi i gjykatës së apelit anulohet dhe rikthehet në pikën e nisjes.
- +355 67 220 8888
- [email protected]