Numri i personave të rinj që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus ishte 11, ndërsa në total janë 174.
Të dhënat i bëri sot me dije Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila dha edhe lajmin e mirë se deri më tani janë 33 personat e shëruar, mes tyre 3 mjekë e 3 infermierë.
Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.Mes tyre janë 6 punonjës shëndetësor, 3 prej tyre janë mjekë”, tha Bino.Ajo po ashtu shtoi se në spitalin Infektiv janë shtruar 74 persona, 4 prej tyre në gjendje kritike për jetën nën shërbimin e kujdesit intensiv.