Stop – Qendra shendetesore 2 pa analizen e tiroides, s’ka para per reagente! (18 mars 2020)


Në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve numër 2 në kryeqytet nuk bëhen analizat e tiroides, edhe pse kanë qenë të planifikuara në muajt janar dhe shkurt.Kjo pasi mungojnë reagentët. Nga ana tjetër në disa klinika private këto analiza kryhen kundrejt pagesës jo të vogël.Juristja e Qendrës shëndetësore numër 2 thotë, se mungesa e reagentëve është problem i buxhetit, që celet me vonesë dhe kjo përsëritet gjithmnonë.Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore thonë, se faji është i Qendrës Shëndetësore, pasi buxheti është celur që në shkurt dhe fonde ka, por qendra nuk i ka bërë llogaritë sic duhet.

Të Fundit