Xhemile Spahillari nga Korca është 115 vjec, por nuk ka marrë kurrë pension. Ajo ka punuar vetëm 3 vjet në kooperativë e pasiguruar dhe sipas ligjit, duhet të përfitojë pension social. Por gjendja civile e ka shpallur të vdekur dhe e ka hequr nga sistemi. Kompania “Aleat” nuk e pajis zonjën Xhemile me kartë identiteti, pasi nuk ka një ligj për t’i vajtur në shtëpi, edhe pse ajo është e pamundur fizikisht. Në zyrat e ISSH Korcë na thonë, që duhet dorëzuar një dosje me dokumenta, si karta e identitetit, vërtetim nëse ka pronë, tokë bujqësore etj. Adelina Demko, Përgjegjëse në ISSH Korcë, shprehet, se nëse i dorëzon këto dokumenta, atëhera zonjës së moshuar i takon një shumë prej 77 mijë lekë pension social. Në arkivin e Gjendjes Civile arrijmë të pajisemi me certifikatën e trungut, ku zonja figuron.Më pas në zyrën e Gjendjes Civile, na premtojnë rifutjen e saj në sistem, pasi ishte shpallur e vdekur.Ndërsa në zyrën e Aleatit Korcë nuk japin zgjidhje, pasi shërbimin në shtëpi nuk e ofrojnë për kartë identiteti, por vetëm për pasaportën e shpejtë, që kushton 180 mijë lekë të vjetra.
- +355 67 220 8888
- [email protected]