Numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 31 në Greqi.
Në një konferencë për shtyp specialisti i sëmundjes infektive, Sotiris Tsiordas tha se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë testuar 24 raste, 21 prej të cilëve kanë dalë pozitivë për virusin.
Ai shtoi se në javët e ardhshme ne presim një rritje të madhe të rasteve dhe se “Evropa është në një fazë epidemie”.
“Virusi është i pranishëm në mbi 80 vende dhe janë regjistruar më shumë se 96,000 raste, por mund të jenë shumë më tepër. Virusi do të përhapet pavarësisht çdo lloj mase që merrni”,tha ai.
21 rastet pozitive të koronavirusit i përkasin grupit të qytetarëve që u kthyen nga Izraeli dhe Egjipti. Një 67-vjeçar dhe gruaja e tij rezultuan pozitivë ndaj testit të koronavirusit.
Për shkak të përhapjes së zonave të infektuara u vendos që të merren masa në Ilia, Zakynthos, Achaia me mbylljen e institucioneve arsimore, kinemave dhe teatrove në të tre qarqet.
15 mjekë qëndrojnë në karantinë dhe disa anëtarë të stafit infermierëve të Spitalit Rio kontaktuan me pacientin 67-vjeçar. Masat speciale janë marrë në Spitalin Amaliada.