Shtëpia e pushimit e ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë. Këtë lajm e dha kryeministri Edi Rama sot në Komitetin Kombëtar të Sigurisë ku tha se me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është siguruar që ajo i plotëson kushtet për të qenë karantinë për situatën në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.
“Është për të ardhur keq që ndërkohë që bëhet politik e ka debat, askund tjetër nuk ndodh që palë të caktuara politike e individë me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur për të përhapur panik e për të dezinformuar. Askund nuk bëhet që karantinat të ndërohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë.
Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatar se i përmbush standartet”.