Pak orë pas publikimit në emisionin “Stop” të rastit të profesorit të muzikës Agron Bego, i cili ngacmonte seksualisht një nxënëse të shkollës së mesme artistike të Fierit, në këmbim të heqjes së mungesave, profesori i vetëquajtur Zhigolo, Agron Bego, 63 vjeç, ka rënë në pranga, pasi dyshohet, se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”. Ndërkohë në një shkresë të Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë së arsimit parauniversitar, DAR e ZVA Fier, i kërkohet drejtorisë së shkollës Jakov Xoxa” një listë me plot 8 detyra: nga pezullimi i mënjëhershëm nga puna i mësuesit Agron Bego, nisja e një hetimi administrativ dhe komisioneve të posacme për rastin, e deri te mbledhja e shërbimit psikosocial dhe asistencë psikologjike për nxënësen e ngacmuar seksualisht.I menjëhershëm ka qenë reagimi i vetë shkollës Jakov Xoxa,që ka pezulluar e ndërprerë mardhëniet financiare për pofesorin e kantos Agron Bego.Lidhur me rastin kanë reaguar edhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve CRCA/ECPAT.Në deklaratën për shtyp thuhet,se po ndiqet me shqetësim raportimi, i emisionit “Stop”, ndaj këto organizata do të kërkojnë urgjentisht një interpelancë me zonjën Shahini në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik.
- +355 67 220 8888
- [email protected]