“Stop” tregon, sesi shiten produktet ushqimore jashtë territorit për të cilin janë licensuar dhe nën hundën e institucioneve, që paguhen për t’i kontrolluar. Gazetari i “Stop” tregoi, sesi salsice të markës së njohur italiane “Wudy” shiten në Dibër të Madhe, Maqellarë,Kosovë e Qafë Prush. Madje produkte të tilla kalojnë lehtësisht kufirin edhe në sasi të madhe e për qëllime përfitimi.Produktet e “Wudy”-t kanë një distributor zyrtar në Shqipëri, që është “Frigofood” dhe kjo kompani është e vetmja, që duhet të shpërndajë këto produkte në territorin tonë.
Sot nisi punën OFL, ose Operacioni “Forca e ligjit”. Një efektive policie doli në një komunikim për shtyp me uniformë e logo të kësaj strukture dhe me syze të errëta. Një iskenim të tillë dhe këndvështrim me humor të këtij momenti, sjell emisioni “Stop” në pjesën e parë të tij.
Një qytetar nga Miloti i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi në 25 janar 2019 është gjobitur nga policia bashkiake e Tiranës me një gjobë në vlerën 20 mijë lekë të vjetra. Po atë ditë e ka paguar gjobën në postën e Lacit dhe ka edhe mandatin për këtë pagesë. Këtë vit e ndalon policia dhe i thotë, se ka një gjobë të papaguar në sistem, që i takon datës 25 janar 2020. Në postën e Lacit, ku është bërë pagesa, punonjësja shpjegon, se hedhja e gjobës është bërë manualisht në sistem rezulton një serial tjetër nga ai që ka paguar zotëria. Në policinë bashkiake në Tiranë, Gentian Vocaj, shef i qarkullimit, se bëhët fjalë për një gabim njerëzor të punonjëses së postës në hedhjen e të dhënave dhe cliron qytetarin nga detyrimi.