Gjendet i pajetë një 28 vjeçar pasditen e sotme në Përrenjas.
Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije emri i të riut, por raportohet se dy ditë më parë ishte paraqitur në spitalin e Librazhdit.
28-vjeçari kishte pasur temperaturë të lartë, por pas vizitës ishte larguar për në banesën e tij. Janë të paqarta rethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së të riut