Më 17 janar të 2020-ës, emisioni “Stop” transmetoi rastin e dy familjeve në Vorë, të Lirie Asllanaj dhe Shefki Hoxha, të prekura nga tërmeti.Në bashkëpunim me Fondacionin “Firdeus” si dhe “ Zepa Natyral” i erdhëm në ndihmë 2 familjeve në vështirësi.Familja e Shefki Hoxhës banonte në cadër kërkoi një strehim, që të fusin kokën.Pas transmetimit të këtij rasti në “Stop” i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kishës Katolike Dioqeza Tiranë Durrës, që mundësuan për këtë familje një kontenier për strehim.Kjo strukturë ka cdo gjë, që kërkon një njësi banimi, dyer, dritare, instalime, priza,tualet dhe dushi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]