Një ditë pas mbledhjes maratonë të qeverisë në Golem, kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ka mbledhur Kryesinë e Përgjithshme të kësaj force politike.
Mbledhja e sotme do të përqendrohet tek zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj.
Po ashtu mësohet se kupola drejtuese e PS do marrë në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar.
Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar. Gjençaj tha se Kryesia pritet të vendosë dhe një datë për thirrjen e Asamblesë në janar, si dhe të konfirmojë mbledhjen e Kongresit, që parashikohet të mbahet në datën 29 shkurt.