Policia Rrugore e Tirnës ka arrestuar 21 shoferë gjatë javës që kaloi, pasi 12 prej tyre rezultuan të dehur, 8 pa patentë dhe 1 me dokumenta të falsifikuara.
Patrullat e rrugorëve kanë monitoruar gjatë javës që kaloi më së shumti, kryqëzimet që janë evidentuar me risk për shkak të shkeljeve të semaforit.
Përveç arrestimeve, janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe janë vendosur 45 gjoba.
Nuk kanë munguar 176 procedime për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 134 për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse dhe 14 raste kur drejtues mjetesh, shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.
Policia, duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve, apeloi për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.