jë tjetër aksident me vdekje është shënuar gjatë 24 orëve të fundit, kësaj radhe në Gjirokastër. Një 34-vjeçar ka humbur jetën në një aksident fatal në lagjen Gërhot të Gjirokastrës gjatë mesnatës.
Viktima J.Loloçi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga 33-vjeçari me iniciale E.H. Makina doli nga rruga dhe u përplas me një mur. Pasagjeri humbi jetën menjëherë për shkak të plagëve të rënda, ndërsa shoferi ndodhet i plagosur në spital.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.