Pas pamjeve të publikuara nga emisionin investigativ Stop në TV Klan, ku dy mjekët E. B dhe F. D në Qendrën Shëndetësore ‘Bathore’, janë regjistruar në akte korruptive, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet strukturës së saj, Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë ka vendosur largimin nga detyra të dy mjekëve.
Operatori i Kujdesit Shëndetësor Tiranë ka dhënë masat si më poshtë:
Largim nga puna për mjekun E. B;
Largim nga punë për mjeken F.D;
Për shkelje të rëndë dhe në mënyrë flagrante të detyrave të përcaktuara nga kontrata individuale e mjekut të përgjithshëm.
Vërejtje për drejtorin e Qendrës Shëndetësore ‘Bathore’: Për moszbatimin siç duhet të detyrave funskionale të përcaktuara nga Statuti i qendrës shëndetësore.
Duke falenderuar emisioni STOP për denoncimin publik, strukturat e Shëndetësisë ju kërkojnë qytetarëve t’ju nënshtrohen vizitave përkatëse për të marr raportin e aftësisë për punë, duke mospranuar të japin rryshfet në këmbim të këtij shërbimi që ofrohet falas. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton gjithashtu qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv me të cilin mund të përballen në sistemin shëndetësor.