Në vitin 2015 në maternitetin “Koco Glozheni”, Doriana Haka lindi një djalë, përmes një operacioni. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas, gjendja e saj rëndohet. Doriana ndërroi jetë pas 15 ditë në pavionin e neurologjisë në QSUT. Pindërit e saj jetojnë ende me plagën e vdekjes së parakohshme të 25 vjecares, e mbi të gjitha, për shkak të pakujdesisë së mjekëve.Një muaj para lindjes, kardiologia Sonila Bele,konstatoi një problem me zemrën e vajzës, pas të cilit, ajo duhet të merrte hollues gjaku.Por para momentit të lindjes kontrollet nuk iu bënë, për të vendosur, që edhe kardiologia të merrte pjesë në ndërhyrje, për të mbajtur nën kontroll gjendjen e Dorianës.Pas humbjes së jetës, u regjistrua vepra penale për dy mjekët e maternitetit, anestezisten Elona Burba dhe mjekun Petrit Rexhepi.Dy akt-ekspertimet konstatojnë, se moskryerja e analizave para operacionit, ishte shkaku i vdekjes së të resë.Gjyqtari i cështjes, Altin Abdiu në fund të procesit, i shpalli mjekët fajtorë, por i dënoi ata me gjobë 400 mijë lekë.Mjekët përgjegjës shprehen me arrogancë, se kanë zbatuar protokollin. Ndërsa Urdhri i Mjekut pas gjykimit penal, do të aktivizojë komisionet e veta, për të vendosur masat për dy mjekët në fjalë.
Sot është festa e Hallowinit dhe në një atmosferë të tillë nis dhe emisioni i sotëm.Më pas “Stop” u drejtohet qytetarëve për t’i pyetur, nëse e njohin dhe si do ta festojnë këtë ditë, që nuk ka shumë traditë në Shqipëri. Nuk mungojnë përgjigjet me humor nga qytetarët e Tiranës.
Lindita Ndoja është nënë e 5 fëmijëve. Djalin e madh e ka cuar në Francë për azil, për t’u kuruar, pasi e ka të sëmurë. Tokën dhe shtëpinë ia ka falur dhe ndërtuar kisha. Pas 5 vjetësh vuajtje arritën të futen në shtëpi, por për fat të keq e gëzuan vetëm 8 muaj, pasi para një jave gjithcka iu shkrumbua. Kjo nënë jeton e vetme, pasi është divorcuar. Ajo mezi ia del të rrisë me sakrifica fëmijët e saj dhe sot ka mbetur sërish në mes të katër rrugëve. “Stop” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bëjnë thirrje, për të gjithë, që kanë mundësi, që të kontribuojnë për një shtëpi për Lindita Ndojën.