Në këtë pikë historia merr përmasa të tjera. Pasi Arta Selimaj, mësoi, se djemtë kishin vendour ta denonconin, ajo dhe i dashuri i saj bënë një kallzim të rremë për rrëmbim personi. Ajo pretendonte, se cunat kishin kanosur dhe rrëmbyer djalin e të dashurit të saj. Një akuzë të tillë kaqë të rëndë, cunat e mësojnë pas 3 vjetësh, në vitin 2019, kur u vjen thirrja si të pandehur në gjykatë.OPGJ i cështjes, Dorian Hudhra, pranon në një regjistrim audio, se nuk ka bërë asnjë punë për këtë cështje.Ai akuzon prokuroren për këtë mosreagim. Nga ana tjetër, vetë prokurorja e cështjes, Oltiana Cifliku, u thotë atyre, që i ka shpallur të pandehur, se do të shiheshin në sallën e gjyqit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]