Është ndërprerë mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku do të vendosej për ngritjen ose jo të Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK) me tetë anëtarë.
Mësohet se sapo është larguar nga mbledhja kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi.
Shkak për pezullimin e punimeve të KLP-së është bërë debati mes Ibrahimit dhe prokurorit Besnik Cani.
Ky i fundit ka pretenduar se nuk është njohur me aktet që do diskutoheshin në mbledhje, për arse se i kanë mbërritur në zyrë ditën e premte, pas orarit zyrtar.