I humbin dokumentat, Stop i kthen pasaportat familjes Tusha!


Shumë prindër kanë sjellë videot e fëmijëve të tyre, duke kërcyer me velinat e “Stop”. Roani 9 muajsh, Mateo 6 muajsh, Kleandro 16 muajsh, Bojkeni 5 muajsh, Loriku,Tomas e Xhenis janë fëmijët, që argëtohen me nisjen e programit.Pak kohë më parë transmetuam rastin e qytetarit Përparim Tusha, i cili bashkë me familjen e tij, u kthye nga Gjermania në nëntor 2018. Por prej 9 muajsh nga riatdhesimi, nuk ka mundur të marrë pasaportën. Gjithë këtë kohë është endur në Ministrinë e Jashtme, policinë kufitare dhe në të gjitha institucionet e mundshme, por num mundi të zgjidhë gjë.Emisioni “Stop” mësoi, se 4 pasaportat e familjes Tusha kishin ngelur në konsullatën shqiptare në Gjermani dhe në pak ditë ia ktheu fizikisht ato.

Të Fundit