“Stop” është ndalur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë,për një problem të ushtarakut Luan Nikollari. Ai tregon, se mori një kredi të butë dhe bleu apartament në këtë zonë. Por pas 5 vjetësh, që jetonte aty,përmbarimi i kërkoi të dalë e të lirojë shtëpinë, pasi i përket të zotit të truallit, Gent Bardhoku, në bazë të një kontrate, që ky i fundit ka bërë me ndërtuesen Drita Daci.Zoti Bardhoku tregon, se ai është i pari, që lidhur kontrata me ndërtuesen, por tani është gjendur përballë konflikteve me qytetarët, të cilët kanë blerë apartamentet, që i takojnë atij.Gjykata i ka dhënë të drejtë pronarit të truallit, por tani konflikti social, është i pazgjidhur.”Stop” kontaktoi edhe me ndërtuesen, por ajo vetëm shmangej dhe nuk dha një përgjigje për manovrat në kurriz të qytetarëve. Cuditërisht ndërtuesja Drita Daci, vijon e qetë jetën e punën, pa i hyrë gjemb në këmbë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]