Një ndër krenaritë e kryeministrit Rama ka qenë gjithmonë partneriteti publik privat për hemodializën. Por që në vitin 2016 ankohen pacientët kanë treguar në “Stop”, se mungojnë reagentët për të bërë analizat specifike.Në vitin 2017 Ministria e Shëndetësisë i reduktoi buxhetin e transportit këtyre pacientëve. Edhe sot situata mund të konsiderohet po aq mjerane. Në spitalin e Gjirokastrës ka 52 pacientë nga i gjithë jugu dhe ata kanë probleme me shërbimin, transportin, mungesës e aparaturave dhe koston e lartë të medikamenteve. Ndërsa kushtet e spitalit janë si mos më keq me lagështirë dhe mbeturina.Drejtori i spitalit, Sokol Feruni, i kontaktuar nga gazetarja e “Stop” tha, se ishte vetë me probleme shëndetësore.Në mungesë të tij, drejtori teknik Martin Merkaj,na tha, se kushtet e spitalit janë ok! Ndërsa pajisja do rregullohet. Plehrat janë nosrmale, sipas tij. Ndërsa për transportin, vendos qeveria.
Për herë të parë në vitin 2018, Korça është kurorëzuar mbretëresha e argëtimit dhe kulturës, me 3.5% të totalit të shpenzimeve, duke zbritur nga froni Tiranën, që deri tani mbante rekordin. Ndërsa Vlora me 1.4%, të shpenzimeve për argëtim, u rendit e fundit në rang republike. Pas një ankete të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, rezultoi, se 285 mijë shqiptarë planifikojnë të lenë vendin vitet e ardhshme dhe shumica e tyre janë të rinj. Faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës në vendin e tyre, janë faktorët më ndikues në emigracionin e të rinjve. Përsa i takon emigrimit të trurit, ky fenomen është shumë agresiv në Shqipëri dhe Mali të Zi.
Nuk janë të pakta rastet, kur qytetarët bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale.Një zonjë kosovare me banim në Zvicër, i është drejtuar redaksisë së emisionit “Stop” për të denoncuar një mashtrim të bërë nga një vajzë, e cila kërkonte punë si dado.Përmes faqes “babysitter babysitter” në Zvicër,Ambra Dido, ka mundur të kontaktojë me familjen, që jetonte në Zvicër.Dy palët kanë rënë dakord, që vajza të punonte për tre muaj në këtë familje dhe Ambra fillimisht i ka kërkuar lekët e biletës.Më pas ajo është zhdukur, skemë që e ka përsëritur edhe herë të tjera.Eksperti i sigurisë kibernetike, Rexhion Qafa, shprehet, se qytetetarët janë të pambrojtur në këtë lloj fushe dhe përdorimi i rrjeteve sociale është një mjedis, ku po zhvillohen shumë krime, që kanë të bëjnë me fshehje identiteti. Mbrojtja më e mirë, sipas tij, është dyshimi.