“Tironsit” lënë fronin, Korça merr emrin “mbretëresha e kulturës shqiptare”.

Për herë të parë në vitin 2018, Korça kurorëzohet mbretëresha e argëtimit dhe e kulturës, me 3.5% të totalit të shpenzimeve, duke zbritur nga froni qytetin e Tiranës që deri më tani mbante rekord.

Serenatat, lakrori, kërnackat, mesa duket kanë fituar vendin e tyre të nderit, mes të gjitha argëtimeve të tjera.

Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTANT, në anketën e buxhetit të familjeve. Në vend të tretë ka kaluar Lezha me 2.8% të totalit, e ndjekur nga Kukësi me të njëjtën shifër.

Për zonat bregdetare, si Durrësi apo Vlora, 2018-a duket se ka qenë një vit i vështirë. Madje Vlora me 1.4% të shpenzimeve për argëtim u rendit e fundit në rang republike.

Në art, kulturë dhe argëtim, përfshihen nga shfaqja artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit, muzeumet , bibliotekat, palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhëse.

 

Të Fundit